SPAK ka përfunduar hetimet për 17 persona, të cilët funksiononin si një grup kriminal.
Mësohet se SPAK ka dërguar dosjen në gjykatë për të pandehurit, ndërkohë po vijojnë hetimet për anëtarët e tjerë të grupit.
Sakaq, bëhet me dije se të pandehurit në bashkëpunim falsifikonin vulat dhe dokumentat si pasaporta dhe formularë për kalim të paligjshëm në Kanada, SHBA dhe Angli.



