Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Qafë Thanë pasi ndihmoi një 20-vjeçar të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip "BMW", M. Ç., banues në Prenjas, fshehu në bagazh shtetasin A. B., i cili po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht.
Në përfundim të hetimeve, M. Ç. u arrestua për "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve", ndërsa A. B. u procedua në gjendje të lirë për "Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror". Gjatë kontrolleve, u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celularë.



