Policët e Durrësit prangosin kolegun, dy akuza për efektivin e patrullës

Policët e Durrësit prangosin kolegun, dy akuza për efektivin e patrullës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit kanë arrestuar punonjësin e Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Fatmir Meço.

33-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Gjithashtu u arrestua shtetasi Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA.

Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.

Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy