
Bjellorusia tërhoqi ambasadorin e saj në Londër pas sanksioneve armiqësore të Londrës kundër Minskut për shtypjen e protestave masive të vitit 2020 dhe për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës.
Lajmin e bëri me dije Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në një deklaratë.
Tërheqja e ambasadorit është pasojë e lëvizjeve armiqësore dhe jomiqësore të bëra nga Mbretëria e Bashkuar ndaj Minskut edhe pse kjo gjë nuk do të thotë se ne po mbyllim kanalet e komunikimit me Londrën.
Kështu vijoi ministria duke duke përsëritur kërkesën e saj për respekt të ndërsjellë dhe dialog konstruktiv.



