Vazhdojnë vjedhjet në kryeqytet. Pre e grabitjeve kësaj here kanë rënë disa banorë në periferi të Tiranës.
Sipas burimeve për "TemA Tv", mëngjesin e sotëm në Shkozë të Tiranës janë vjedhur 7 matësa të energjisë elektrike.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar blutë e kryeqytetit duke bërë edhe denoncimin për vjedhjene e kryer në zonën e banesave sociale.
Nuk dihen kush janë autorët e kësaj grabitje, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Nuk është hera e parë që në Tiranë shumë familje bien pre e këtyre grabitjeve.



