Vjosa Park Kombëtar/ Çipi: Lajm shumë i keq! Komunistë të gjelbër të paguar nga fondacione të huaja

Vjosa Park Kombëtar/ Çipi: Lajm shumë i keq! Komunistë të gjelbër të paguar nga fondacione të huaja

Regjisori Kastriot Çipi shpalljen e lumit Vjosë, Park Kombëtar, si lumi i fundit i egër në Europë, e sheh si komunizëm të gjelbër.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai e cilësoi si lajm shumë të keq pasi i hiqet mundësia Shqipërisë që të rrisë fuqinë e saj energjetike.

Sipas tij, “komunistët e gjelbër” janë të paguar nga fondacione të huaja europiane.

Nuk është çështja se sa paguhen, puna është pse i japin të huajt këto para kur e dinë që ky është vendi më i varfër i Europës, jemi kthyer në importues të energjisë.

Kjo ndodh se nuk kemi industri. Ne duhet të shisnim dhe të kishim tepri energjie dhe kjo ndodh se nuk prodhojmë.

Këta që janë kundër hidrocentralit në Vjosë, janë të njëjtët që janë kundër TEC-it në Korçë, kundër TEC-it në Vlorë, por nuk na thonë se si do e prodhojnë energjinë.

Këto vende europiane që po financojnë komunizmin e gjelbër në Shqipëri, atje ku janë po kthejnë në punë minierat e qymyr-gurit. Pse po i hap gjithë Europa dhe ne jo.

Slogani i fushatës për Vjosën ishte “Të shpëtojmë lumin e fundit të egër në Europë”. Lumi i egër do të thotë që nuk është disiplinuar me diga, por është në rrjedhën natyrore.

Që këtu për mua është e dhimbshme, i mbeti në dorë Shqipërisë të shpëtojë lumin e fundit të egër të Europës? Europa u industrializua, prodhon energji, ndërsa ne jo.

Këta janë në parim kundër çdo hidrocentrali. Nëse hidrocentrali parashikon tuba, kjo është denatyrim.

Të thuash çdo lloj hidrocentrali nuk duhet ndërtuar, çdo TEC nuk duhet ndërtuar...

Shqiptarët pse vazhdojnë me këtë entuziazëm për të shpëtuar himenin e Europës?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy