Bashkimi Evropian po sheh mundësinë e kufizimit të vetos si një hap që do të shkurtonte afatin e anëtarësimit për vendet që janë në pritje prej vitesh. Por përtej kësaj BE thotë se këto vende ku përfshihet edhe Shqipëria do të jenë në monitorim për një periudhë të gjatë. Ekspertët e integrimit e shohin draftin e BE-së si një përpjekje për të zhbllokuar bllokimet politike brenda bllokut.



