Dhimojani: Në Kakome po krijohet një korridor sigurie për të aksesuar Gjirin. Zona, abuzim shumëvjeçar i qeverive

Dhimojani: Në Kakome po krijohet një korridor sigurie për të aksesuar Gjirin. Zona, abuzim shumëvjeçar i qeverive

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Himarës, Afroviti Dhimojani, për denoncimin e qytetarëve se  se janë ndaluar të shkojnë për të bërë plazh në Gjirin e Kakomesë edhe me varka, shpjegon se kjo situatë ka ndodhur për shkak të vendosjes së sinjalistikës.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV ajo tha se është vendosur sinjalistika ditën e premte, ditën e hënë do krijohet një korridor sigurie që gjiri i Kakomesë të aksesohet si nga pushuesit dhe nga operatorët turistik. 

Sipas saj, zona e Kakomesë është abuzim i qeverive shumëvjeçare ku kanë përfituar individë të lidhur me qeverinë.

Sa i takon sinjalisitikës kjo duhet të kishte ndodhur më parë jo në mes të sezonit turistik. Por të gjithë duhet të jenë në dijeni se Gjiri i Kakomesë është i aksesueshëm për këdo që ta aksesojë. Sot në Gjirin e Kakomesë ka ndodhur kjo situatë, ka dy tre ditë. 

Jam informuar se do zgjidhet në fillim javë për të krijohet një korridor sigurie që pushuesit të kenë mundësi të aksesojnë të sigurt në Gjirin e Kakomesë. Në Këshillin Bashkiak janë diskutuar për të gjitha gjiret që pushuesit të kenë akses në të gjithë rivierën shqiptare, në Kakome çdo vit kemi një situatë të tillë. Por këtë vit ka një bashkëpunim më të madh mes qytetarëve dhe pushtetit lokal. 

Denoncimi vjen nga pushuesit.  Ne e kemi çuar problemin në Këshillin Bashkiak e kemi diskutuar, për ne rëndësi ka që aksesi në gjirin e Himarës të bëhet me parametrat e sigurisë dhe distanca që duhet të mbajnë varkat që shkojnë. Pjesa tjetër është sinjalistikë e vendosur që duhet të vendosej më parë që mos të krijohej ky kaos. 

Sinjalistikën e vendos Bashkia Himarë me policinë kufitare. Edhe lidhja tokësore me Gjirin e Kakomesë është shumë e vështirë pasi rruga është shumë e amortizuar. Kakomeja në vetvete është fenomen i abuzimit të pronave në 20 vite nga të gjitha qeveritë. 

Plazhi i Gjirit të Kakomesë është i aksesueshëm, por kjo që ka ndodhur këto 2-3 ditë është vendosur një sinjalistikë dhe nuk është krijuar korridori i sigurisë për pushuesit. Zona e Kakomesë është abuzim i qeverive shumëvjeçare. Kanë përfituar individë të lidhur me qeverinë. Sa i përket zhvillimit të asaj zone, për zhvillimin e një plani të detajuar vendor. Nuk kemi informacion. 

Është fenomeni i portës që gjithmonë vendoset një portë he polici private. Nuk kemi një informacion nga bashkia Himarë se çfarë po ndodh në Kakome. Por mendoj se do ndodhë si në Palasë, investime strategjike dhe abuzim me pronat. 

Për sa kohë në Shqipëri fenomeni i mos regjistrimit fillestar të pronave do ekzistojë, jo vetëm Kakomeja por dhe shumë prona të tëra, do vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe do jenë pjesë e këtij fenomeni. Kjo situatë vjen për shkak të abuzivitetit që kanë sjellë qeveritë e njëpasnjëshme në atë zonë. Kakomeja është një fenomen që ka ndodhur prej vitesh.

Sa i takon aksionit për lirimin e hapësirave publike, Dhimjani tha se një aksion i tillë është shtrirë dhe në bashkinë Himarë.

Por shtoi se nuk duhet të ishte aksion dhe se paligjshmëria duhet të ndëshkohet që në fillim. 

Sot në territorin e bashkisë Himarë po ndodh i njëjti kaos si në Vlorë, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Ky vendim duhet të ndodhte kohë më parë dhe nuk duhet të ishte lejuar. E gjitha ndodh si show politik. 

Uzurpimi i hapësirave publike është bërë nën hundën e pushtetit qendror dhe vendor, pasi hapësirat janë uzurpuar në mes të ditës dhe janë lejuar, jo me një shkresë zyrtare duke dhënë një leje, por janë lejuar verbalisht. 

Është emergjencë kombëtare dhe duhet bërë por jo në këtë situatë dhe me një të rënë të lapsit. Kjo gjë ndodh por me planifikim, por jo si fenomen që Kryeministri e bën si aksion. Ndërkohë kemi rënie të pushuesve nga viti i kaluar, është diçka e dukshme. 

Qendra e Himarës që mbledh dhe Palasë, Himarë, Qeparo, ka një rënie të pushuesve. Kjo rënie vjen për shumë arsye dhe nuk jemi në kushtet e një sezoni të madh nga fluksi turistik sa po propagandohet, kjo shihet me sy të lirë dhe rezervimet në hoteleri. 

Arsyeja mund të jenë aksionet që bën Kryeministri me një të rënë të lapsit, çmimet abuzive që kanë operatorët. Sot në bashkinë e Himarës nuk janë ato shifra që propagandohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy