Berisha: Nuk është luftuar kurrë korrupsioni sa në vitet e qeverisjes time

Berisha: Nuk është luftuar kurrë korrupsioni sa në vitet e qeverisjes time

Sali Berisha thotë se në Shqipëri nuk është luftuar asnjëherë korrupsioni sa gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tha se gjatë viteve 2005-2013 Shqipëia njohu vetëm hapa përpara.  

Vitet e 2005-2013 shënuan funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Unë i bazoj këto në një luftë të jashtëzakonshme që iu bë kriminalitetit. U trefishuan të ardhurat dhe eksportet. U luftua korrupsioni sa kurrë ndonjëherë dhe të garantoj se nuk është luftuar kurrë sa në ato vite. Vinin kushtet nga Bashkimi Europian, plotësoheshin. Çfarë bënë këta që erdhën? Dorëzova Shqipërinë me një infrastrukturë krejt tjetër, me një kurbë në rritje të popullsisë, pasi u anëtarësua në NATO, u rritën rrogat dhe pensionet. Por ndodhi inversi. Atë që Rama u bë kryeministër kam një fjalë në Parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin janë të njohura universalisht. Por shqiptarët të amnistuan dhe BE do të amnistojë. A do të këpusësh apo do t’i ushqesh këto lidhje? Çfarë bëri ai? Ministër Rendi të parin njeri që bleu skaf. Po u bazove te lidhjet me krimin, harroje se zbaton ligj ndonjëherë. Ligjin ta mbajnë të tjerët në dorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy