
Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, bën me dije Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
“Vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një salle dasmash”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë dyshohet se vrasja s’është aksidentale, por e qëllimshme. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një zyrtar policie.
Nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me ngjarjen.



