Kryeministri kosovar Isa Mustafa gjatë seancës parlamentare të ditës së enjte, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që luftojnë në Siri të heqin dorë nga lufta e të kthehen në vendin e tyre.
Duke shprehur keqardhjen për tragjedinë në Bruksel, Mustafa deklaroi, se masat e sigurisë në Kosovë janë shtuar.



