Portat hyrëse të vendit janë ndër problemet më të mëdha, të cilat penalizojnë turizmin në Shqipëri.
Në një bisedë për “TemA TV”, eksperti Besnik Vathi, u shpreh se të paturit vetëm një aeroport, çmimet e larta të tij dhe numri i vogël i sporteleve në kulmin e sezonit ndikojnë negativisht te turizmi.



