Reagon Ministria e Transporteve pas reshjeve të borës: Kujdes! Mos udhëtoni pa zinxhirë

Reagon Ministria e Transporteve pas reshjeve të borës: Kujdes! Mos udhëtoni pa zinxhirë

Pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme pjesën më të madhe të vendit, ka reaguar edhe Ministria e Transporteve, e cila ka dhënë alarmin për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Transporteve këshillon të gjithë shoferët që të bëjnë kujdes me qarkullimin, ku jo vetëm të respektohet sinjalistika, por edhe të përdoren zinxhirët.

Madje jo vetëm kaq, por MTI-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makinë, deri në një normalizim të situatës.

“Ka rreshje dëbore në Shqipërinë e Mesme, drejtuesit të përdorin zinxhirë. Ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimim e situatës. Gjithë stukturat janë angazhuar maksimalisht për të kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.” thuhet në komunikatën e Ministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy