Gazetari Arben Manaj, duke folur në emisionin “Arnautistan“ në MCN TV, e konsideroi si reformatore mbretëreshën e ndjerë të Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II. Ai shprehet se mbreti Charles do ta ketë të vështirë të mbushë boshllëkun e lënë nga e ëma.
Radhët e gjata, radhët njerëzore, ishte gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje. 250 mijë në radhë, kjo tregon trashëgiminë që la Elizabeth. Ajo ka qenë reformatore. Operoi në një kohë kur kishte zhvillime të vrullshme politike dhe ajo ishte një femër, në një kohë kur gratë ishin qytetare të dorës së dytë. E modernizoi monarkinë. Që nga fakti që kurorëzimi të shfaqej në TV. Ndryshoi ligjin për martesat mbretërore, ku vajzat dhe djemtë trashëgimtare do kishin të drejta të barabarta. Lejoi princin Uilliam dhe Herry të martohen me njerëz të thjeshtë, jo nga aristokracia. Ka qenë e para që shkoi në Nigeri dhe u takua me një komunitet leprozësh. Mbreti Charles III e ka të vështirë të mbushë hendekun, gropën e madhe që u la nga mbretëresha. Publiku britanik e ka pak të vështirë ta pranojë Charlsin nga historia e Dajanës. Unë do të doja që ai të abdikonte”.
Manaj thotë se mbretëresha pati droje në takimin e parë me Churchill-in, por me kalimin e kohës marrëdhënia mes tyre u përmirësua. Ai vuri në dukje se ishte mbretëresha ajo që kërkoi që kurorëzimi i saj të transmetohej në televizion, dhe ky medium ndikoi në popullaritetin e saj në raport me mbretërit e mëhershëm.
85 për qind e britanikëve që janë gjallë sot kanë lindur dhe jetuar në kohën e Mbretëreshës Elizabeth II. Kanë respekt të jashtëzakonshëm. Ajo u bë CEO e Britanisë së Madhe, kur gjithë bota drejtohej nga burrat. Kryeministri i parë ka qenë Churchill. Churchill-i thoshte 'çupëlina'. Në takimin e parë mbretëresha ka pasur droje, parehati, por më pas marrëdhënia u përmirësua. Ka qenë Mbretëresha që kërkoi që kurorëzimi i saj të bëhej në TV. Kjo monarki është 1200-vjeçare, 61 mbretër. Mbretërimi i saj koiçidon në kohën e TV. Mund të ketë pasur monarkë që mund të kenë bërë më shumë, por në ato kohëra ishte e vështirë të dihej fytyra e mbretit apo mbretëreshës. Është pikërisht ky fakt që ajo është gruaja më e fotografuar, më e filmuar në botë. 67 për qind e britanikëve mbështesin monarkinë, 20 për qind janë për zgjedhjen e kryetarit të shtetit përmes votimit. Qëndrimi në Londër më ka bërë pak monarkik”.
Teksa u ndal te monarkia në Shqipëri, Manaj tha se ne e kemi parë disi bardhezi kohën e Zogut, duke u shprehur se duhen vlerësuar edhe arritjet e tij.
E kemi parë pak baredhezi punën e Mbretit Zog. Shqiptarët duhet të jenë pak më të ftohtë në atë që ai arriti, me plus minuset. Babai im ka qenë kryetar parlamenti në Shqipëri në 78‘, ishte komunist dhe më thoshte: Duke parë arkivat e kohës së Zogut, korrespondenca zyrtare ishte shumë më e zhvilluar se sot”.



