Psikiatri Demi: Shqipëria ka numër më të ulët vetëvrasjesh krahasuar me vendet e BE-së. Kujdes me mediatizimin e rasteve

Psikiatri Demi: Shqipëria ka numër më të ulët vetëvrasjesh krahasuar me vendet e BE-së. Kujdes me mediatizimin e rasteve

Gjatë javës që lamë pas, një 25-vjeçare i dha fund jetës pasi, sipas raportimeve, dhunohej fizikisht nga ish-bashkëshorti.

 Ndërkohë, edhe një 19-vjeçar u gjet i vetëvarur në oborrin e banesës së tij, në një fshat të Shkodrës.

 

Mjeku psikiatër Neli Demi, i ftuar në “MCN Informacion”, analizoi shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve të vetëvrasjeve, veçanërisht tek të rinjtë.

 

Janë faktorë të shumtë dhe të ndryshëm që çojnë drejt këtij akti, ndërsa në historikun e personave që kryejnë vetëvrasje gjenden shpesh gjendje dhe rrethana të ndryshme që kontribuojnë në këtë vendim ekstrem.

Ekzistojnë mospërputhje në statistikat e raportuara nga institucione të ndryshme, çka kërkon analizë më të thelluar për të kuptuar arsyet.

 

Megjithatë, sipas Demit, Shqipëria ka një numër më të ulët vetëvrasjesh në krahasim me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, edhe pse fenomeni mbetet shqetësues.

 

Ka pasur luhatje ndër vite. Në periudhën 2020-2021 u vu re një rritje, ndërsa edhe në vitin 2025 ka sinjale të shtimit të tendencave për vetëvrasje. 

Por, në krahasim me të dhënat europiane dhe botërore, Shqipëria mbetet me nivel më të ulët. 

Vetëvrasjet ndodhin më shpesh tek meshkujt.

 

Psikiatri Demi apeloi për më shumë kujdes në mënyrën si trajtohen këto raste në media.

 

Mediat duhet të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e rasteve të vetëvrasjeve, duke shmangur detajet e tepërta.

 Personat që ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike mund të ndikohen nga përmbajtje të tilla, duke identifikuar veten me rastet e raportuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy