Tjetërsimi i ullishteve në jug/ Nika: Do të kemi batërdi të investitorëve strategjikë për t’i zaptuar këto pjesë (VIDEO)

Tjetërsimi i ullishteve në jug/ Nika: Do të kemi batërdi të investitorëve strategjikë për t’i zaptuar këto pjesë (VIDEO)

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, me vendimin nr. 1 të datës 28 gusht 2025 të firmosur nga kryeministri Rama dhe 9 ministra, ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për ndërtimin e resorteve në pasuritë e regjistruara si ullishte dhe pemëtore nga Vlora deri në Sarandë. Vendimi parashikon që nëse në terren evidentohen sipërfaqe pa pemë apo ullinj, zhvilluesit mjaftohen me një procesverbal të nënshkruar nga një topograf dhe një agronom për të marrë leje ndërtimi. 

Gjergji Nika, këshilltar i PD-së në Bashkinë e Vlorës tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se pas këtij vendimi do të ketë batërdi të investitorëve strategjikë që do të zaptojnë këto pjesë. 

Sipas Nikës, vendimi është i gabuar dhe se duhet të kalonte dhe nga Këshilli Bashkiak 

Duhet të ishte studiuar patjetër që mund të ndërtohen, por duhet të studiohej në mënyrë që të kishte sipërfaqe të gjelbëruara për m2. 

Pas këtij vendimi do të kemi batërdi të investitorëve strategjikë për t’i zaptuar këto pjesë sepse shumica e ullishteve që janë të pandara janë dhe shtetërore. Nuk e di a do trajtohen vetëm ullishtet dhe pjesët e kullotave shtetërore apo dhe ato të cilat janë private. Është pak evazive dhe duhet parë. Përderisa merren vendime evazive dhe të gabuara dhe asnjë nuk përgjigjet i bie që do i marrin të gjitha dhe jo vetëm ullishtet dhe pemëtoret dhe ishujt e gadishujt. 

Për mua si vendim është i gabuar, duhet të kalonte nga Këshilli Bashkiak se ka një të drejtë vendimmarrje.  Vlora ka pyje dhe ullishte që janë pronë e Bashkisë Vlorë, si do veprohet? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy