Alarmi i UNICEF-it: Lufta në Siri, në 2018-n rekord fëmijësh të vrarë (VIDEO)

Alarmi i UNICEF-it: Lufta në Siri, në 2018-n rekord fëmijësh të vrarë (VIDEO)

Vetëm gjatë vitit 2018, në Siri janë vrarë 1 106 fëmijë, numri më i lartë ky që nga fillimi i konfliktit civil në vitin 2011. Këto janë shifrat që ka arritur të verifikojë OKB-ja, por shifrat reale me shumë gjasa janë akoma më të larta. Lajmin e bën të ditur drejtoresha e përgjithshme e UNICEF, Henrietta Fore.

Shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve në Siri është shpërthimi i minave. Vitin e kaluar, 434 fëmijë vdiqën ose mbetën të plagosur si pasojë e rënies në kontakt me eksploziv të pashpërthyer. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, kanë ndodhur edhe 262 sulme kundër institucioneve arsimore dhe spitaleve.

“Sot ka një keqkuptim alarmant, sipas të cilit konflikti në Siri po shkon drejt shuarjes. Nuk është kështu, në disa pjesë të vendit, fëmijët mbeten të rrezikuar njësoj”, thotë Fore.

Situata paraqitet më e rëndë sidomos në veriperëndim të provincës Idlib, ku për shkak të dhunës së përshkallëzuar vetëm në dy javët e fundit humbën jetën 59 fëmijë. Të miturit janë viktimat kryesore të luftës në çdo betejë. "Fëmijët dhe familjet në tokat e askujt vijojnë të mbeten jashtë vëmendjes. Po ashtu edhe fati i fëmijëve të atyre që njihen si luftëtarët e huaj mbetet i paqartë”, thekson UNICEF.

Po ashtu, gjendja e refugjatëve në vendet në kufi me Sirinë mbetet e rëndë. Atje janë rreth 2.6 milionë fëmijë, që pavarësisht mbështetjes së vendeve pritëse, OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të përballen me sfidat e përditshme, që i detyrojnë punën apo martesat në moshë të vogël, ndërkohë që përballen me varfërinë dhe mungesën e arsimimit.

Në prag të konferencës së donatorëve në Bruksel, UNICEF u kërkon vendeve pjesëmarrëse të vijojnë të jenë bujare ndaj fëmijëve të Sirisë dhe atyre në vendet fqinjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy