Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në platformën X se spitali Al Shifa në Gaza kishte tre ditë pa ujë dhe nuk funksionon më si spital.
Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm. Duhet armëpushim i menjëhershëm.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ndodhet në ditën e 38 të saj, duke shkaktuar mijëra të vrarë dhe të plagosur.



