
Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN ka deklaruar se shpenzimet e Ajola Xoxës gjatë katër viteve të fundit nuk përputhen me deklarimet e saj publike. Sipas Çelës, Xoxa është pyetur për këto transaksione, por dëshmitë e saj kanë qenë të paqarta, duke shmangur përgjigjet konkrete.
Ajo shtoi se gjenerimi i mbi 1.4 milionë eurove nga familja Xoxa dhe Veliaj është bërë përmes skemave të ndryshme për të përfituar nga fonde të caktuara, duke ngritur dyshime mbi burimin e këtyre të ardhurave.
“Të merresh me shpenzimet e Ajolës në këto 4 vite, për mua kjo bie në kundërshtim me deklarimin e saj sot. Xoxa është pyetur në lidhje me këto shpenzime dhe transaksionet dhe dëshmitë e saj janë nuk di, nuk mbaj mend dhe duhet pyetur. Në momentin kur pyetet para autoriteteve duhet të përgjigjet atje dhe jo para Facebook. Ne nuk verifikojmë dot asgjë që është thënë nga ajo aty. Gjenerimin që thotë prokuroria I të ardhurave nga familja Xoxa dhe Veliaj janë mbi 1.4 mln euro dhe këto sipas meje janë deklaruar në skemat e krijuara nga ata për të marrë para nga fonde të ndryshme.”, tha Çela.



