Varianti i ri BQ.1 identifikohet në Evropë, Ammon: Vendet të jenë vigjilente

Varianti i ri BQ.1 identifikohet në Evropë, Ammon: Vendet të jenë vigjilente

Një mutacion i ri i Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Evropë, ku paralajmërohet se do të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

"Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për shfaqjen dhe përhapjen e llojit BQ.1 dhe të kryejnë testime. Vendet duhet të vazhdojnë të monitorojnë normat e rasteve të koronavirusit, veçanërisht te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.”, u shpreh drejtoresha e ECDC, Andrea Ammon.

Studimet paraprake laboratorike në Azi tregojnë se varianti i ri i Omicron ka aftësinë të shmangë ndjeshëm përgjigjen e sistemit imunitar. Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që lloji  i ri çon në sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera. Doza shtesë përforcuese pritet të nevojiten për grupet me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda, të tilla si të rriturit mbi 60 vjeç, personat me imunitet të  dobët dhe gratë shtatzëna.

Vendet me normat më të larta të raportuara për mostrat e mbledhura në javën e 40-të janë Franca (19%), Belgjika (9%), Irlanda (7%), Holanda (6%) dhe Italia ( 5%).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy