Ka ndërruar jetë personi i parë në botë të cilit iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.
David Bennett, i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA.
Por gjendja e tij filloi të përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët e tij në Baltimore dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars, raporton BBC.
Mjekët thane se Bennett i dinte rreziqet e operacionit para se të kryente procedurën, që u aplikua për herë të pare në botë.
Mjekëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha një autorizim i veçantë nga rregullatori mjekësor i SHBA-së për të kryer procedurën.



