Profecia e Nostradamus për kurorën britanike: William nuk do të jetë Mbret!

Profecia e Nostradamus për kurorën britanike: William nuk do të jetë Mbret!

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ka rikthyer në vëmendje veprën e autorit Mario Reading i cili botoi “Nostradamus: The Complete Prophecies for the Future” në vitin 2005. Ndërsa libri u cilësua si një dështim pasi shiti vetëm 5 kopje në 17 vjet, në javën që lidhej me vdekjen dhe funeralin e sovranes britanike, kopjet e shitjes kanë shkuar në 8 mijë. Së fundmi është zbuluar një profeci që ka të bëjë me Harryn.

Më 8 shtator 2022, Mbretëresha Elizabeth, sundimtare e Mbretërisë së Bashkuar për 70 vjet, ndërroi jetë, çka bëri që froni të kalojë në duart e djalit të tij Charles, i cili u bë Mbret i Anglisë.

Disa pretendime të reja kanë dalë në dritë bazuar në një interpretim të punës së filozofit francez nga viti 1555, i cili sugjeron se mbreti Charles do të abdikojë nga froni, por Princi William nuk do të jetë ai që do të marrë kurorën e familjes mbretërore. Sipas The Sun, autori Mario Reading, i cili shkroi librin mbi Nostradamusin, pretendon se ai ka interpretuar një nga poezitë mistike dhe sugjeron një kthesë të çuditshme që mbreti Charles do t’i jepte kurorën djalit të tij të vogël, Princit Harry kur të largohej nga froni.

Në librin e tij, Reading shpjegon se Nostradamus parashikon “një njeri do ta zëvendësojë atë dhe që nuk e priste kurrë të ishte Mbret”, duke anashkaluar Princin Wlliam.

Princi Harry, bëhet mbret në vend të tij? Kjo do ta bënte atë Mbret Henry IX, vetëm 38 vjeç

Astrologu mistik francez ka shkruar 6338 profeci, duke përfshirë kur, ku dhe si do të përfundojë në mënyrë dramatike bota. Shumë nga parashikimet e tij janë interpretuar si të sakta, si Lufta e Dytë Botërore, sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat Binjake, Revolucioni Francez dhe bomba atomike. Sipas besimtarëve, Nostradamus gjithashtu dukej se kishte parashikuar fillimin e pandemisë Covid 2020. Ndërkohë horoskopi vjetor thotë se mbi 70% e profecive të tij janë përmbushur deri më tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy