Shembja e aksit Librazhd–Pogradec shkakton ndërprerje energjie, disa fshatra pa drita

Shembja e aksit Librazhd–Pogradec shkakton ndërprerje energjie, disa fshatra pa drita

Situata në aksin kombëtar Librazhd–Pogradec përkeqësohet, pasi shembjet e dherave në zonën e Dragostunjës kanë detyruar OST të çmontojë shtyllat e tensionit të lartë.

 

Si pasojë, disa fshatra përreth kanë mbetur pa energji elektrike. Burime nga OST bëjnë me dije se energjia do të rikthehet rreth orës 17:00.

 

Disa nga shatrat që aktualisht janë pa drita janë: Ferrë, Frarë, Hotolisht dhe Gurëkuqe.

 

Autoritetet apelojnë për kujdes në zonë dhe paralajmërojnë për mundësi vonesash në rikuperimin e energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy