
Në krye të listës së 100 grave më me ndikim në botë, sipas Forbes, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë, është presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen: “Ndikimi i saj është unik. Ajo grua bën politikë në emër të 450 milionë njerëzve”.
Ndër 10 femrat e para në listë, në vendin e dytë është presidentja e BQE-së, Christine Lagarde; nënpresidentja e SHBA Kamala Harris në vendin e tretë; CEO e General Motors, Mary Barra, në vendin e katërt; CEO i firmës amerikane të investimeve Fidelity Investments Abigail Johnson në vendin e pestë; ish-gruaja e biznesmenit Bill Gates, Melinda French Gates, në vendin e gjashtë; në vendin e shtatë, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, autorja bestseller Karen Lynch në vendin e tetë; Shefi ekzekutiv i Accenture (CEO) Julie Sëeet në të nëntin dhe presidentja e Citigroup, Jane Fraser, në të dhjetin.
Në mënyrë simbolike që përfaqëson protestuesit iranianë në renditjen e këtij viti është Mahsa Amini, vajza e re kurde që vdiq në shtator pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të mbulesës dhe vdekja e së cilës ndezi një valë të paprecedentë protestash në Iran.



