Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mitingun e DP-së, pas të cilit të paktën 50 mbështetës përfunduan në spital me simptoma intoksikimi. Në një dalje para mediave sot pasdite, Basha tha se PD pret vënien para përgjegjësisë të autorëve të ngjarjes.
“Efektet janë anësore, jorserioze dhe të përkohshme. Të gjithë e dimë se nuk ishte tollumbace. Ne presim zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, ne bëjmë analizën tonë. Kjo nuk ishte tollumbace, por është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët kushdo qofshin. Ne nuk ndalemi. Unë do të vazhdoj fushatën sot në qytetin e Fierit. Asgjë nuk më ndal mua. Asgjë nuk na ndal në rrugën drejt fitores”, tha ai.



