Tetori rozë, qytetarja me kiste në gjoks: Kishte radhë, më lanë takim në datë 25 (VIDEO)

Tetori rozë, qytetarja me kiste në gjoks: Kishte radhë, më lanë takim në datë 25 (VIDEO)

Në kuadër të tetorit rozë, janë shtuar kontrollet për kancerin e gjirit, ku vetëm gjatë vitit 2021 janë diagnostikuar 714 raste të reja.

Nga poliklinika qendrore në kryeqytet, një qytetare tha për MCN se kishte shkuar për të bërë mamografinë në spital paraditen e sotme dhe ia caktuan datën për në 25 tetor, pasi kishte radhë.

Kam bërë dhe më parë mamografi. Një herë në vit e bëj, e bëj për merak dhe deri më sot jam shumë mirë.

Një tjetër qytetare u shpreh se e bëri mamografinë një javë më parë në një klinikë private për të pasur përgjigje më shpejt.

Më doli me probleme, u solla letrën më thanë në datë 25 se ka radhë. E bëra mamografinë për merak në privat se del përgjigja më shpejt. Doli me kiste në gjoks. Në shtet më lanë takim në datë 25. Mamografinë e kam bërë dhe më parë.

Një tjetër zonjë në moshë, deklaroi se e ka kryer mamografinë disa heë por se tashmë është 75 vjeç dhe nuk mendon se është e rrezikuar nga kanceri i gjirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy