Pesë fshatra të malësisë së Kurbinit po lidhen me anë të një rruge, ndërsa investitori ka menduar edhe për kanalet vaditëse. Ai që po hedh milionat nuk është pushtetar lokal, por një emigrant nga SHBA-të. Banorët nuk pranojnë asnjë nga forcat politike, pasi janë të zhgënjyer.
E gjithë kjo zonë e malësisë së Kurbinit, për pak kohë do të marrë formën normale të një territori të shfrytëzueshëm për turizëm. Që turistët të shkojnë atje duhet rruga që ka munguar gjithmonë, por duket se shpëtimtari ka ardhur nga Amerika për t’i nxjerrë bashkëfshatarët nga skamja dhe mjerimi. Fitimtar Lala ka angazhuar 60 punëtorë, që janë banorë vendas, për të ndërtuar rrugën 2.5 km, që do të lidhë 5 fshatra. Nga ana tjetër janë duke u kryer punimet në sistemin vaditës dhe po punohet për ngritjen e një argjinature në përroin e fshatit. Banorët shprehen të entuziasmuar nga ky investim.



