Gangsteri i Bostonit, Xhejms "Whitey" Bulger, i cili iu arratis autoriteteve për 16 vite para se të kapej dhe të dënohej për 11 vrasje në vitin 2013, është gjetur i vdekur në një burg të martën në mëngjes në Virxhinian Perëndimore.
89-vjeçari u zbulua i pandjenja në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë pak ditë pasi u transferua atje nga një burg në Florida.
89 vjeçari u arrestua në qershor 2011 për një numër të madh krimesh, përfshirë rolin e tij në 11 vrasje ndërsa u dënua në nëntor 2013 me dy burgime përjetë plus 5 vite burg.
Jeta e Bulger, frymëzoi edhe disa regjizorë për disa filma kur ai u kap në Kaliforni në vitin 2011 pas një aksioni 16-vjeçar.
Bulger ishte kreu i një grupi të dhunshëm të krimit në Jug të Bostonit, i njohur si "Gang Winter Hill" nga vitet 1970 deri në vitet 1990.
Në vitin 1995, Bulger u informua rreth aktakuzës nga një agjent i FBI-së dhe u arratis, duke mbetur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së deri në vitin 2011, ku u prangos në Santa Monica të Kalifornisë.
Jeta e tij kriminale ishte temë e disa filmave të Hollyvood, "Black Mass" me Johnny Depp përfshirë "The Departed", i cili fitoi një Oskar për figurën më të mirë të vitit 2006.
Vdekja e tij vjen në të njëjtën ditë kur ai u transferua në burgun Hazelton në Virxhininë Perëndimore, ku strehohen 1,385 të burgosur, raporton BBC.
Ai gjatë kohës që ishte në kërkim të tij tha se ishte një informator i çmuar i FBI-së, megjithëse ai e mohoi këtë gjatë gjykimit të tij.
Qeveria e SHBA më vonë ka paguar më shumë se 20 milion dollarë për dëmet ndaj viktimave të tij, me arsyetimin se ai kishte kryer vrasjet ndërsa operonte nën mbikëqyrjen e qeverisë.
Një juri federale e dënoi atë për 31 akuza, përfshirë shantazhimin, zhvatjen, pastrimin e parave, trajtimin e drogës dhe posedimin e armëve. Juria e gjeti atë fajtor në 11 vrasje nga viti 1973 deri në vitin 1985.
Vdekja e tij shënon kapitullin e fundit në jetën e një prej kriminelëve dhe të arratisurve më famëkeq të vendit.
Bulger ka lindur më 3 shtator 1929, në Dorchester, Massachusetts.



