E rritur në qytetin e vogël Minas, Brazil, Camila Coelho u shpërngul në Scranton, Pensilvani, me familjen e saj, në moshën 14-vjeçare. Shumë shpejt, ajo do të bëhej yll i modës. Derën ia hapi puna si grimiere e Dior në një dyqan Macy. Aty ra në sy për bukurinë filloi të filmonte një seri mësimesh grimi në YouTube - shumë më parë se influencerat të hynin në modë.
Shumë shpejt arriti mbi 15 milionë dhe u kthye në një influencuese të bukurisë dhe modës, duke bashkëpunuar gjatë rrugës me markat ikonike si Chanel, Dior, Louis Vuitton, Fendi, Valentino dhe Kerastase.
Koleksioni i saj debutues Camila Coelho u shit në internet në pak minuta në vitin 2019 dhe u pasua me linjën e saj të re të bukurisë Elaluz vitin e kaluar.
Së fundmi, sipërmarrësja joshëse rrëfeu se ka vuajtur nga epilepsia që në fëmijëri. Ajo e ndau këtë përvojë me botën për të destigmatizuar çrregullimin neurologjik dhe për të siguruar njerëzit - veçanërisht vajzat e reja - që vuajnë njësoj, se nuk janë vetëm. Përpjekjet e saj tani e kanë bërë atë një anëtare zyrtare të bordit për Fondacionin e Epilepsisë.



