Eksperti ekonomisë Zef Preçi deklaroi në MCN Live se Shqipëria është në një situatë krize, por s’ka vend për fjalën “alarmante”. Preçi u shpreh se qeveria Rama është në fushatë elektorale permanente dhe vendimmarrjet ushqejnë këtë propagandë dhe janë jashtë realitetit.
Roli i qeverisë është të moderojë efektet e krizave. Ne jemi në situatë krize, por s’ka vend për fjalën alarmante. Janë të pritshme. Çështja e bordeve mund të interpretohet në shumë këndvështrime. Është një presion ndaj bizneseve, duket sikur qeveria po u përgjigjet shqetësimeve të shtresave në nevojë. Është një element i ndërhyrjes shtetërore në ekonomi, është e pambështetur në Kushtetutë, nuk premton se do të ndalë të pandalshmen. Nëse kemi një goditje nga oferta, kuptohet që në tregun e brendshëm kërkesa do bëjë punën e vet dhe do rritet. Vendet importuese si e jona duhet të rishikojnë politikat. Qeveria mund të ndërtojë programe që mbështesin bujqësinë, që shtojnë prodhimin vendas. Çdo rikthim në gjendjen e mëparshme është i pamundur, por tentohet të optimizohet rrugës. Faza e panikut ka kaluar. Roli rishpërndarës i shtetit është i destinuar të dështojë pa politika që nxisin prodhimin dhe punësimin. Klima e biznesit është një nga rezervuarët më të mëdhenj për reduktimin e krizës. Jemi në fushatë elektorale permanente. Vendimmarrjet ushqejnë këtë propagandë, janë jashtë realitetit që ka ekonomia. Bie fjala mbështetja ndaj bujqësisë, ne nuk jemi as sa Kosova. Ekonomia shqiptare shfaq tipare të një ekonomie post-koloniale”.
Preçi tha se ndikimi i oligarkëve te qeveria prish ekuilibrat sociale, duke shtuar se kontratat koncensionare janë i vetmi monument kulture që mbrohen nga qeveria.
Është shumë futuriste dhe larg realitetit që të pasurit do t’i taksojmë më shumë. Sillet sa herë që ka një debat që qeveria favorizon oligarkët dhe ata që disponojnë çelësat e ekomonisë shqiptare. E shoh abuzive, një qëndrim hipokrit ndaj qytetarëve. Menaxhimi i kasakdaës së Drinit, integrimi i investitorëve privat, nxitja e konkurrencës është e mundshme. Kjo nuk bëhet me dhurata siç është kontrata e diskutueshëm me një kompani të huaj, por me ato masa që janë të afirmuara, të njohura. Rritja e numrit të makinave nuk është për t’u mburrur, tregon gjendjen katastrofike të transportit publik. Gjatë qeverisë Rama ka një tkurrje të klasës së mesme, që ruan ekuilibrat sociale. Favorizmi i oligopolëve dhe oligarkëve vjen si shkak i politikave fiskale dhe prokurimeve. Janë disa individë që falë lidhjeve të shkurtra me politikanë të vendit kanë bërë që të kontrollojnë prokurimet, koncensionet. Vetëm kontratat koncesionare janë monument kulture që mbrohen nga qeveria. Nuk bëhet me shtantazh ndaj biznesit. Ndikimi i oligarkëve te qeveria prish ekuilibrat sociale”.
Sa i takon nismës së anijeve lundruese me qira, eksperti tha se ka nevojë për më shumë informacion, por shtoi se qeveria duhet të analizojë përse s’është vënë në punë TEC-i i Vlorës.
Ka nevojë për më shumë informacion, transparencë. Ne kemi nevojë për energji sa më të lirë. S’ka asgjë të keqe që janë siguruar dy anije, kur të marrim vesh çmimet do komentojmë më shumë. Qeveria duhet të analizojë pse s’e ka vënë në punë TEC-in e Vlorës. Bordet e Transparencës, borde janë por transparencë nuk ka. Nga bordi për karburantet te anijet që sjellin drith. Sezonin tjetër të investohet me para publike te fermerët”.
Preçi u ndal edhe te legalizimi i kanabisit mjekësor, duke u shprehur se do të ushqejë korrupsionin, do deformojë resurset ekonomike, duke pasuruar kryebashkiakët e deputetët.
Mund të lexohet si dorëzim ndaj oligarkëve, lobistëve. Mund të lexohet si përpjekje e dëshpëruar për zgjidhje në krizë. Mund të lexohet si një ‘eldorado’ për një ekonomi të rrënuar. Ajo që do jetë nesër e ligjshme do jetë një fraksione asaj që është sot kriminale. Formula është e dështuar kur qeveria dhe biznesi nuk di ku do e çojë produktin dhe sa do ta shesë. Do çojë në deformime të resurseve ekonomike, do pasurojë një shef policie, një kryebashkiak, disa deputetë. E kam parë me rezerva, kam kuptuar që është gjenerator që ushqen korrupsionin. Pse nuk u thuhet shqiptarëve që në 10 viteve të fundit është pakësuar me 20 për qind numri i lopëve, apo mbjelljet. Do ishte naive të përsërisësh eksperimentin e Maqedonisë dhe të presësh rezultate të ndryshme. Licencat do jenë duke u dhënë. Nuk siguron vende pune dhe s’do sjellë përfitime ekonomike. Vetëm artikulimi i kësaj çështje u jep zemër atyre që merren me këtë punë”.
Eksperti i ekonomisë tha se amnistia fiskale do ta bëjë Shqipërinë edhe më të pajetueshme.
A ekziston vërtet ky problem? Çfarë i ka penguar paratë e emigrantëve të investohen në ekonominë shqiptarë. Remitancat kompensojnë politikat sociale të qeverisë. Debati sjell në vëmendje që Shqipëria vazhdon të ketë nivel të lartë informaliteti. Jam totalisht kundër, e quaj një lloj marrëzie, sepse bëjmë përditë amnisti fiskale. Amnistia bëhet kur ka konsensus brenda vendit dhe me institucionet financiare ndërkombëtare. S’ka asnjë rast në 70 vitet e fundit që FMN të ketë mbështetur nisma të tilla. Do ta bëjë Shqipërinë edhe më të pajetueshme. Një çmimin kaq i lart i pasurive të patundshme nuk reflekton kërkesë-ofertën”.



