Politologu Ilir Kalemaj, marrëveshjen për armëpushim në Gaza e sheh të stimuluar për t’u arritur para inaugurimit të Donald Trump si President të hënën.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, lidhur me mundësinë e ardhjes së refugjatëve palestinez në Shqipëri, ai deklaroi se çdo vend duhet të mbajë peshën e tij por sipas kapacitetit që ka.
Por sipas tij, Shqipëria ka kapacitet simbolik për të pritur refugjatët palestinezë.
U shpëtua në Gaza një fëmijë 1 vjeçar, familja e tij ndodhet në Shqipëri. U zhvendos gjithë kampi i MEK në Manzë.
Mendoj se do ishte mirë, por çdo gjë me kapacitetin e saj. Shqipëria zgjidh problemin e Italisë me refugjatët, problemin e afganëve, opozitës iraniane...
Shqipëria mendohet të zgjidhë dhe problemin e atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Europë, Shqipëria ka një kapacitet simbolik, nuk mund të jetë në vijë të parë.
Gjithçka në raport me peshën specifike si vend, duke qenë se jemi një vend me 2.4 milionë banorë.
Kalemaj shtoi ndër të tjera se marrëveshja e armëpushimit ka 7-8 muaj duke u negociuar, por se për shkak të Presidentit të ri të zgjedhur amerikan Donald Trump, ka marrë përparësi për tu arritur para inaugurimit të tij të hënën, sipas burimeve pranë Hamasit.
Ai tha Presidenti në detyrë Joe Biden, ka thënë se ishte për shkak të propozimeve të tij të vitit të kaluar, që është rënë dakord nga të dy palët në ato shina për armëpushim, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe mbi të gjitha lëshimin e pengjeve nga Hamasi.
Për shkëmbimin e të burgosurve bëhet fjalë për mbi 100 të burgosur palestinezë me burg përjetë. Problemi është a do lirohen të gjitha pengjet.
Hamasi deri në minutë të fundit ka refuzuar që t’i lirojë të gjithë pengjet.
Hamasi thoshte se ishin oficerë në rezervë, ndërsa Izraeli se ishin persona në moshë madhore.
Diskutimet kanë zgjatur. Trump kishte thënë se duhet arritur marrëveshje duke e vendosur presionin mbi Hamasin se ndryshe ferri është duke ardhur.
Por Netanyahu nuk do shpëtonte paq nëse nuk pranonte pjesën e tij.
Netanyahu është politikan mbijetese, e ka shfrytëzuar këtë situatë për të fituar pikë në elektoratin brenda, ndërkohë që po përballet me një gjyq për korrupsion.
Netanyahu do të fitojë kohë dhe të ruajë qeverinë me radikalët e djathtë.
Ai është duke kërkuar ndoshta një lloj marrëveshje me amerikanët e cila ka të bëjë dhe me fatin e tij politik dhe pas politik.
Administrata Biden kishte emëruar kohët e fundit një emisar të saj se sekretari Blinken nuk kishte arritur ndonjë rezultat.
Trump caktoi një emisar të tij izraelito-amerikan, pa eksperiencë si diplomat, por biznesmen. Por ai provoi të ishte efektiv.
Megjithatë Biden dhe Trump janë munduar të marrin kreditet për përfundimin e luftës.



