
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot, më 30 dhjetor 2023, provincën perëndimore të Indonezisë, Aceh, pa shkaktuar dallgë anormale.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës në vend, duke saktësuar se tërmeti, në orën 12.19 me orën lokale, e kishte epiqendrën 372 km në jugperëndim të qytetit Calang.
Raportohet se epiqendra ndodhej në një thellësi prej 12 kilometrash.



