Një grua e cila kishte rezultuar pozitive me koronavirus, pas një debati me kasieren në supermarket e pështyn atë. Ngjarja na ndodhur në një provincë të Venecias në Itali. Një gjest i pamatur, i cili do të denoncohet më pas nga ana e kasieres Cinzia Gatto. Policia pasi mori pamjet filmike dhe arrestoi zonjën e urdhëroi atë të bëj tamponin, i cili rezultoi pozitiv.
Debati ka ndodhur për shkak të rradhës në market dhe arkëtarja u njoftua nga komisariati se gruaja kishte rezultuar pozitive ndaj testit, duke vënë në rrezik dhe kasieren.
Një gjest i tillë ndodhi edhe në Napoli të Italisë, ku një pacient pështyu mbi personalin mjekësorë./notizie.it/



