Zhabina: SPAK e ka kursyer Vlora Hysenin, nuk e ka përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të AKSHI-t

Zhabina: SPAK e ka kursyer Vlora Hysenin, nuk e ka përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të AKSHI-t

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live komentoi deklaratën e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, drejtuar gazetares Klodiana Lala, ndërsa kjo e fundit përballet me akuzat në Gjykatën e Posaçme.

 

Zhabina tha se deklarata e Hysenit duhet parë në kontekstin e përballjes së saj me drejtësinë dhe jo si një element që mund të ndryshojë thelbin e akuzave. Sipas tij, pretendimi se Agasi ka qenë bashkëpunëtor i SHISH-it përbën një alibi të dobët përballë gjykatës, nëse nuk shoqërohet me prova të tjera.

 

Kjo deklaratë e Vlora Hysenit drejtuar koleges Klodiana Lala ka të bëjë me përballjen e saj sot në Gjykatën e Posaçme, është një reagim teknik për ta shfrytëzuar atë që do ndodhë sot në Gjykatën e Posaçme. S’ka lidhje çështja e deklarimit të Vlora Hysenit për gazetaren Lala me atë që ajo do përballet sot në Gjykatën e Posaçme, ku akuza është përkrahje ndaj Agasit dhe nxjerrjen e sekreteve për Agasin, një person i shpallur në kërkim për akuza të rënda si korrupsioni, grup i strukturuar kriminal, heqje të paligjshme të lirisë së një personi dhe të thuash që e kam këtë person bashkëpunëtor të shërbimit për mua është një alibi e dobët përballë gjykatës.

 

Zhabina theksoi se Hyseni mund të paraqesë prova të tjera për të mbështetur pretendimin e saj, ndërsa vëmendja, sipas tij, duhet të përqendrohet te elementët që lidhen me aktivitetin dhe komunikimet e Agasit, duke mos e reduktuar çështjen vetëm te pjesa personale e marrëdhënies.

 

Ajo mund të paraqesë prova të tjera që e faktojnë këtë, por them se s’duhet t’i kushtojmë rëndësi bisedave të dashurisë me Agasin, por duhet të shohim kur ajo shprehet ‘sot do takoj sauditët’, pra te këto duhet të fokusohemi dhe jo te pjesa rozë e historisë. Pastaj kush është marrë me Agasin dhe AKSHI-n, media është marrë shumë, MCN më shumë, kush e ka bezdisur Agasin gjatë kësaj periudhe që ai ka qenë në arrati. Se të komunikosh 10 herë në ditë, të paktën dhe të lëshosh deklarata të tilla si kjo e sotmja gjatë kohës që po hyn në gjykatë është alibi shumë e dobët.

 

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi pretendimin se Agasi mund të ketë qenë bashkëpunëtor i SHISH-it, duke argumentuar se statusi i tij si person i shpallur në kërkim ngre pikëpyetje mbi mundësinë që ai të ketë pasur një rol të tillë në shërbim.

 

Nëse Agasi do të ishte bashkëpunëtor i SHISH-it, besoj se Prokuroria e Posaçme do e kishte hetuar këtë çështje, por dëshmia e saj se ka bindur grupin e prokurorëve... Kështu që ka mënyra se si një person bëhet agjent i SHISH-it dhe kam përshtypjen se një person i shpallur në kërkim nuk plotëson kriteret për të qenë agjent i SHISH-it.

 

Duke iu referuar komunikimeve të bëra publike, Zhabina tha se duhet analizuar konteksti i tyre dhe jo vetëm përmbajtja e izoluar e mesazheve. Ai përmendi edhe komunikime që lidhen me fikjen e radarëve dhe takimet me shtetas sauditë, duke argumentuar se këto elemente, sipas tij, kërkojnë një vlerësim më të gjerë.

 

Mendoj se kjo do sqarohet në një vendim të plotë. Kemi cenim të plotë të sigurisë. Ajo thotë ‘fik radarët’, ‘do takoj sauditët’, ‘të gjithë ata që na kanë bërë keq do e pësojnë’, por nuk kemi të bëjmë vetëm me historinë rozë, pra mënyra se si del një mesazh ‘zemër për ty, fik radarët’ duhet parë në çfarë konteksti ka qenë. Për shkak të pozicionit që ajo kishte dhe mënyra se si është ngritur akuza, mendoj se SPAK e ka kursyer Vlora Hysenin duke mos e bërë pjesë të grupit të strukturuar kriminal. Por për çfarë llogarie e ka bërë këtë Vlora Hyseni? Për llogari të grupit të AKSHI-t e ka bërë?

 

SPAK ka një periudhë 2 mujore të komunikimeve Hyseni- Agasi dhe personave të tjerë. Kam përshtypjen se sekuestrimi që i është bërë materialeve në zyrën e Agasit janë të një periudhe më të gjatë ku komunikimet Agasi- Karçanaj janë të një periudhe më të hershme. Por a do mundet SPAK të shkojë te të gjitha këto institucione që kanë qenë në tentakulën e Agasit që mund të dalin nga hetimi i prokurorisë së posaçme. Mendoj se ky hetim është serioz, ku drejtorë të rëndësishëm po bien një nga një.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy