Deda: Sezoni turistik na gjen me 34 qendra shëndetësore verore, të lidhura me qendrat mëmë (VIDEO)

Deda: Sezoni turistik na gjen me 34 qendra shëndetësore verore, të lidhura me qendrat mëmë (VIDEO)

Drejtoresha e përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda thotë se sezoni turistik 2024 e gjen ministrinë e Shëndetësisë me 34 qendra shëndetësore verore, katër më shumë se vitin e kaluar.

Nga studio e MCN Live, Deda deklaroi se numri i vizitave është shtuar jo vetëm në qendrat shëndetësore verore që janë sezonale, por edhe në qendrat ekzistuese.

Drupal Ad

Ajo bëri të ditur se në qendrat shëndetësore verore këto ditë janë shtuar 238 personel shëndetësor, prej tyre 72 personel shëndetësor mbështetës.

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj, përmendi se shoferët janë të parët që i bashkohen ekipit të emergjencës dhe iu vijnë të parët në ndihmë mjekëve.

Kemi një shërbim të ri me moto-ambulanca. Kemi ndryshuar sinjalistikën dalluese të këtyre qendrave shëndetësore. Po vendosen flamuj.

Kemi dhe qendra shëndetësore të lëvizshme, ato janë me të gjitha kushtet, rasti i Hamallajt është i tillë, rasti i Jalës që pas sezonit turistik do të kalojë në një strukturë të përhershme.

Është hapur dhe Radomira në qarkun e Dibrës, kemi pasur shtim të vizitave shëndetësore në Kalanë e Dodës.

Duhet të kemi parasysh edhe moshën e pushuesve, kemi rastin e Bogës dhe Radomirës që janë pushues të moshës së tretë që kanë nevojë për një kujdes shëndetësorë, për të mbajtur edhe të sëmurë kronikë nën mbikëqyrje.

Për 216 vende vakante bëmë shpalljen publike, kemi pasur mbi 300 aplikime.

Jemi të kënaqur që i kemi plotësuar vendet vakante, ndërsa vitet e kaluara nuk ka pasur kaq shumë interes.

Këtë vit kemi përdorur një metodologji vlerësimi, lidhur me kohën e përgjigjes, eksperiencën, vlerësimin që kanë patur nga pacientët dhe drejtuesit e njësisë vendore.

Për të gjithë ata që nuk arritën të rekrutohen, ne kemi krijuar një listë pritje për ta dhe në momentin që do të krijohet një vakancë, do të thirren për plotësim sipas pikëzimit me mjekë dhe infermierë.

Sot qendrat shëndetësore verore janë të hapura në vend, janë të plotësuar me pajisje shëndetësore. Presim një sezon turistik që të jetë i shëndetshëm.

Qendrat shëndetësore janë të lidhura me qendrat shëndetësore mëmë, për rastet që mund të mos iu vijnë dot në ndihmë.

Ministria e Shëndetësisë do të shtrijë ekipet multidisiplinare pranë qendrave të shëndetësisë fizioterapistë, logopedë dhe psikologë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy