Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, Milo: Nuk do të ketë marrëveshje, palët s'janë të përgatitura për kompromis substancial

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, Milo: Nuk do të ketë marrëveshje, palët s'janë të përgatitura për kompromis substancial

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se nuk do të ketë marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiçit  në takimin që ata do të zhvillojnë në 27 shkurt në Bruksel. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Milo tha se palët nuk janë të përgatitura për një marrëveshje substanciale.

Sipas Milos, plani franko gjerman është ndryshuar me kalimin e kohës duke zbutur kërkesat.

Është e vështirë të parashikosh se çfarë mund të dalë nga takimi Vuçiç-Kurti. Mendoj se nuk do të ketë marrëveshje nga ky takim, është shpejt të mendosh se mund të hidhet firma për një dokument qoftë për planin franko-gjerman. Në sajë të presioneve, ato kanë vendosur të ulen në Bruksel me ndërmjetësimin e  BE. Kërkohen kompromise, por palët nuk janë të përgatitura të shkojnë drejtë një kompromisi substancial pasi plani franko-gjemran nuk është përfundimtar me njohje të ndërsjellë. Kjo marrëveshje që u serviret të hënën në tavolinë nuk është ajo që u tha në fillim. Gjatë rrugës për të afruar palët iu bënë korrigjime, u zbutën kërkesat, nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe garanci ndërkombëtare por flitet për një marrëveshje të ndërmjetme, që palët angazhohen të njohin sovranitetin, të mos pengojnë njëra-tjetrën në organizata ndërkombëtare. Është marrëveshje e mirë, por nuk  është gjithçka. Edhe aq sa ofron prapë është mirë, pasi është një hap përpara përgatit terrenin për një marrëveshje, finale dhe është një model i marrëveshjes së famshme të dy Gjermanive të viteve 1972. Aty është nisur idea, për të nisur negociata mes dy vendeve.

Nuk besoj se do të jetë akuza për tradhtarë, pasi nuk është finale, është e ndërmjetme. Pastaj kokat e nxehta të politkës, për qëllimet të ditës dhe elektorale mund të nxjerrin nga goja çdo lloj epitetesh dhe akuzash. Por në vend që të akuzojnë mirë është reflektojnë dhe të gjejnë gjuhën, që të ketë qëndrim unik të Kosovës nga propozimeve që vijnë nga ndërkombëtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy