
New Jersey ka bllokuar përdorimin e platformës kineze TikTok në pajisjet shtetërore. Vendimi u mor nga guvernatori demokrat Phil Murphy.
Forcimi i sigurisë kibernetike është i rëndësishëm për të mbrojtur sigurinë e të gjithëve dhe mirëqenien e shtetit tonë.
Ka shqetësime në lidhje me mënyrën si qeveria kineze mund t'i përdorë këto të dhëna.
Vendimi i New Jersey-t pason atë të shteteve të tjera, përfshirë Ohajo-n, ku guvernatori republikan Mike DeWine vendosi një ndalim për TikTok nga të gjitha mjetet elektronike të zyrave dhe punonjësve të shtetit.
Në dhjetor, paketa prej 1.7 trilion dollarësh e miratuar nga Kongresi amerikan përfshinte një masë të ngjashme për dispozitat federale.



