Oferta e fundit e LDK-së për VV: Duam “Kryetarin e Kuvendit” deri në zgjedhjen e presidentit

Oferta e fundit e LDK-së për VV: Duam “Kryetarin e Kuvendit” deri në zgjedhjen e presidentit

LDK sot ka dorëzuar me shkrim ofertën për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në propozimin e LDK-së thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri”.

Propozimet e LDK-së të dorëzuara sot zyrtarisht me shkrim:

1. LDK-ja do të ketë kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka kryeministrin, LDK-ja kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).

2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:

a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

3. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

4. Si rezultat i kësaj marrëveshje:

a. Deri në zgjedhjen e presidentit:

• VV do të ketë kryeministrin, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq

• LDK do të ketë kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.

b. Pas zgjedhjes së presidentit, të propozuar nga LDK-ja:

• VV do të ketë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq

• LDK do të ketë presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si president vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas publikimit të ofertës që ia kanë dërguar sot edhe zyrtarisht partisë së Albin Kurtit.

Mustafa tha në një prononcim para mediave se do të presin se si do të veprojnë Lëvizja Vetëvendosje.

“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që VV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se VV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar VV, e që e njejta shton se do të vlerësohen në organet e partisë.

Mustafa thotë se nuk kanë arsye që të ulen më me VV-në e të diskutojnë nga tre orë, takimi i ardhshëm sipas tij duhet të bëhet për të arritur marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy