Covid, OBSH: 2.8 milionë raste te reja dhe 13 mijë vdekje në një javë

Covid, OBSH: 2.8 milionë raste te reja dhe 13 mijë vdekje në një javë

Pothuajse 2.8 milionë raste të reja të Covid-19 dhe më shumë se 13,000 vdekje u raportuan në mbarë botën gjatë javës 9-15 janar.

Në 28 ditët e fundit janë shënuar 13 milionë raste dhe gati 53 mijë vdekje. 

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri më 15 janar 2023, ka pasur mbi 662 milionë raste me Covid-19 dhe mbi 6.7 milionë vdekje. 

Këto shifra i ka bërë të ditura Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në buletinin javor, duke specifikuar se si duhet të interpretohen tendencat duke pasur parasysh reduktimin e testeve dhe vonesat në raportim në shumë vende gjatë festave të Krishtlindjeve.

Numri i rasteve të reja javore të raportuara u rrit vetëm në rajonin e Mesdheut Lindor të OBSH-së ndërsa u ul ose mbeti i qëndrueshëm në Afrikë, Evropë, Azinë Juglindore, Amerikë.

Në mbarë botën, numri më i lartë i rasteve të reja javore u raportua nga Japonia me 1,025,321 raste të reja, Shtetet e Bashkuara me 415,864 dhe Republika e Koresë me 286,291.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy