
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin Të Paekspozaurit në MCN TV ka koenntuar situatën në Partinë demokartike për të cilën u shpreh se opozita shqiptare është nën një moment shumë të vështirë për shkak të përçarjes dhe paaftësisë për të zgjidhur një problem të saj të brendshëm. Ai tha se PD nuk mund ta linte zgjidhjen e saj në dorën e gjykatave dhe se sipas tij pas fitores së Berishës në mars 2022 opozita duhet të hynte në një proces integrimi të brendshëm
Fakti është se nëse e shohim në një këndvështrim, Shqipëria lëngon në problematikën e opozitës, pra opozita shqiptare është nën një moment shumë të vështirë për shkak të përçarjes, problemeve ligjore të saj dhe paaftësisë dhe pamundësisë për të të zgjidhur një problem të saj të brendshëm. Gjykimi im për këtë të cilin e kam thënë disa herë është se PD nuk duhet ta linte zgjidhjen e problemit të saj në një vendim gjykate, por duhej të gjente një zgjidhje të brendshme. Gjykatës nuk mund ti kërkosh llogari sepse gjykatësit nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe e dyta gjykatat mund të gjejë një gabim për ta rikthyer dhe në këtë rast nuk mund të gjykosh se pluralizmi të mbesë nën dorën e një gjykate. Shpesh herë procedurat janë gjëra strikte në akt padinë tënde kanë një zgjidhje të përgjithshme prandaj mendoj se PD pas fitores së pjesës së Berishës në zgjedhjet e mars 2022 duhet të hynin në një proces integrimi të brendshëm dhe ata që ishin kundër ti integronin, këtu hyn dhe Alibeaj.
Në vijim ai shtoi se problemi nuk është vetëm Alibeaj, ndërsa sqaroi se ai është kryetar i grupit parlamentar sepse PD e Berishës se shkarkon dot, s’ka numrin e deputetëve ka dhe vulën dhe dominon një parti që nuk ekziston, nga ana tjetër sipas Fevziut kemi një parti që e ka Berisha por që si hyn në punë sepse pa u gjetur një kohezion i të gjithë demokratëve është e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet.
Ne po diskutojmë që duhet një opozitë për të qenë një konkurruese reale me maxhorancën në zgjedhje, kjo është pikëpyetja e madhe. Nqs ne hymë në një diskutim që kush ka PD më të madhe kjo s'ka asnjë ekuivok, Sali Berisha dominon partinë Demokratike, por ai mjafton kjo parti që dominon për të fituar zgjedhjet dhe në gjykimin tim jo, ka nevojë për një koalicion shumë më të gjerë, që do të thotë se ka nevojë për një koalicion me gjithë partitë e tjera, ka nevojë për një koalicion me shoqëritë civile, ka nevojë për një hapje të madhe dhe me këtë strategji se di si mund të jetë rezultati, por në këtë situatë që jemi them se opozita është e pamjaftueshme për të konkuruar me maxhorancën.



