"Neura" kthen audion në tekst, Basha: Gjen përdorim në shumë fusha. Ndihmon bizneset në automatizimin e proceseve të punës

"Neura" kthen audion në tekst, Basha: Gjen përdorim në shumë fusha. Ndihmon bizneset në automatizimin e proceseve të punës

Maris Basha, administrator i “Nullius in Verba” dhe bashkëkrijues i aplikacionit Neura,  i cili kthehen audion në tekst dhe anasjelltas tha në studion e lajmeve në MCN Tv se përdorimi i platformës nuk është i vështirë dhe se ndihmon bizneset në automatizimin e proceseve të punës.

Duke vijuar më tej, Basha tha se ky aplikacion mund të shërbejë si në sektorin provat, ashtu edhe në sektorin publik duke gjetur përdorim në call center-a, media, gjykata, ministri, por edhe në e-albania.

Ideja lindi vjet kur në bashkëbisedim me bashkëthemeluesin Ergysin, pamë një mungesë të implementimit të IA në Shqipëri, pra të teknologjisë bazë dhe duke qenë se aftësitë i kishim, thamë pse mos ta provojmë.

Ky është i pari program në gjuhën shqipe, i krijuar nga një kompani shqiptare.

Kryesisht në automatizimin e proceseve të punës. Ka shumë aplikime, jashtë Shqipërisë përdoren prej vitesh se nuk është teknologji e re, ka vite që aplikohet gjen përdorim në shumë  fusha si në sektorin privat edhe në atë publik, në call center-a dhe media mund të ketë çdo emision të transkriptuar. Ose mund të vijë në ndihmë për krijimin e videove për rrjetet sociale, edhe për WEB-in. Nga ana tjetër hyn në punë në gjykata, ministri, polici, por edhe për shërbimet online shtetërore. E-albania mund ta implementojë këtë shërbim.

Nuk është i vështirë mjafton të keni aksesi në platformë, të ngarkoni audion dhe mund të dalë transkriptimi. Më pas mund të korrigjoni përmbajtjen dhe më pas e klikoni një buton dhe mund ta shkarkoni në formatin që doni.

Këto teknologji kanë përdorim nga aktorët që kanë shumë volum, që përpunojnë shumë audio ose kanë nevojë të krijojnë shumë audio. Do të përdoret në rrjetet sociale, por ofrojmë akses edhe për zhvilluesit, nëse nuk mund t’i kenë të gjithë ide e parashtruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy