
Gazetari Armand Shkullaku thotë se nuk mund të ketë pajtim të demokratëve nëse nuk përfshihet Sali Berisha. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha se gabimi i Berishës qëndron te ngutja për të bërë zgjedhjet në parti.
Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve. Qytetarët në shumicë mbështesin Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit. Nuk kemi dilema në këtë pikë. Nëse del dikush e thotë që Sali Berisha po merr peng partinë, ky është budallallëk. Ata që të zgjedhin, ata të shkarkojnë. Mund të ketë tendenca për të dalë mbi vullnetin, po kjo nuk ka vlerë. Ka vlerë në një shpk, kur shkon të ndash pasurinë në gjykatë. Berisha shkoi me një logo të sapokrijuar, Basha me logon historike 30-vjeçare dhe shumica votuan Sali Berishën. Berisha u nxitua. Zgjedhjet në parti duheshin bërë në shtator. Nga prilli në tetor të shërbente si periudhë pajtimi. Nuk mund të bësh pajtim pa Sali Berishën.



