Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes së inceneratorit të Tiranë për gjykim.
Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.
Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.
Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidit Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.
Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete pasi ai po hetohet edhe për akuzën e korrupsionit.



