Mësohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës Korçën, saktësisht në lagjen nr. 18 ku Ilo Lluka vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.
Bëhet e ditur se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone.
Mësohet se nëna e Emiliano Pines bashkëjetonte me babanë e Ilo Llukës, ndërsa ky i fundit jetonte jashtë shtetit, Greqi.
Sipas informacioneve babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetueses, Emiliano Pines.
Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri, i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të caktojë vetë fatin e tij.
60-vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas ka ndërruar jetë në spital. Pas ngjarjes, autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.



