Ku fshihen jahtet e oligarkëve? Investigimi zbulon fikjen e pajisjeve transmetuese dhe arratisjen në parajsat fiskale

Ku fshihen jahtet e oligarkëve? Investigimi zbulon fikjen e pajisjeve transmetuese dhe arratisjen në parajsat fiskale

Pas konfiskimeve të kryera në Britaninë e Madhe  dhe fjalëve të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili paralajmëroi për një konfisklim të aseteve në pronësi të qytetarëve rusë që mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin ka pasur një shpërndarje të mega-jahteve në të gjithë botën.

Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg ka kryer një hetim mbi pozicionet aktuale të jahteve të oligarkëve rusë, të cilët largohen nga destinacionet turistike për të ikur në portet e vendeve "miqësore" , ato që nuk vendosin sanksione. 

Shumë zotërues të këtyre jahteve, sapo filloi konflikti, fikën pajisjen që ndan lëvizjet në kohë reale të varkës në të cilën ndodhet me autoritetet bregdetare.

Përveç varkës luksoze të ankoruar në Marina di Carrara në Toskanë, dhe që supozohet se është në pronësi të presidentit rus Vladimir Putin është bërë i ditur dhe vendondhja e “North”

Jahti i quajtur “North” i cili është në pronësi të Alexëy Mordashov ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh dhe në hapësirën e tij përfshin dy pista për helikoptarë, 20 kabina luksoze është parë ditët e fundit në Detin e Kinës Jugore.

Siç përmendëm dhe më lart shumë jahte kanë çaktivizuar pajisjen e instaluar në bordin e mjetit, e cila ka për detyrë të zbulojë pozicionin e saj në kohë reale. Një lëvizje që shkel rregullat ndërkombëtare detare, sipas të cilave është e detyrueshme që të gjitha anijet e pasagjerëve, pavarësisht nga madhësia, t'u transmetojnë pozicionet e tyre anijeve të tjera dhe autoriteteve bregdetare.

Hipoteza është se këto jahte po largohen nga destinacionet turistike për të shkuar në Lindjen e Mesme, në portet e lira të Karaibeve (dmth parajsat fiskale që zakonisht frekuentohen nga oligarkët rusë) ose në porte të tjera në vendet "miqësore" të Rusisë, ku ato janë më pak të prekura (ose aspak) nga sanksionet.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë (më 24 shkurt) të paktën nëntë jahte që u përkasin manjatëve rusë janë zhdukur nga qarkullimi.  Së paku tetë anije u panë për herë të fundit pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, Omanit ose Arabisë Saudite.

Turqia është bërë gjithashtu një destinacion i lakmuar për oligarkët rusë , të cilët sjellin me vete trashëgiminë e tyre dhe varkat e tyre luksoze. Dihet mirë se Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka pasur lidhje të ngushta në të kaluarën si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, por vendimi për të mos aplikuar sanksione është marrë më 26 mars të kaluar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy