Rritja e rasteve të reja, Greqia forcon masat në pikat e kalimit kufitar

Rritja e rasteve të reja, Greqia forcon masat në pikat e kalimit kufitar

Greqia merr masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pas datës 15 gusht, numri i atyre që kalojnë pikat kufitare për të hyrë në shtetin fqinj do të jetë i kufizuar. Shtetasit grekë dhe ata që kanë leje qëndrimi në Greqi nuk do të mund të kalojnë të gjithë pas kësaj date, pasi është vendosur një limit prej 750 personash në ditë që kalojnë kufirin nga Kakavija.

Këta persona do duhet t’i nënshtrohen testit të koronavirusit dhe duhet të rezultojnë negativë në mënyrë që të kalojnë në Greqi.

Sipas mediave greke, shtetasit grekë që hyjnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën, nëse kanë bërë një test të premten, duhet të bëjnë një tjetër test në kthim në vendin e tyre, pasi testi i parë konsiderohet i pavlefshëm.

Masat janë marrë me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit, pasi ditët e fundit numri i rasteve të reja ka qenë i lartë. Sot në Greqi u regjistruan 126 raste të reja, 10 nga të cilat rezultojnë të hyra nga jashtë.

Në Lesbos është ngritur alarmi i infektimit pasi 17 emigrantë, pjesë e një grupi prej 38 të tillë të mbërritur së fundmi, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.   

Deri tani në Greqi janë infektuar nga virusi 5749 persona, nga të cilët 213 kanë vdekur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy