Tirana e Durrësi në karantinë edhe pas së dielës

Tirana e Durrësi në karantinë edhe pas së dielës

Karantina e dy qyteteve më të mëdha, Tiranës dhe Durrësit, do të vijojë përtej së dielës.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kryeministri Rama paralajmëron banorët e këtyre dy qyteteve, të cilët mund të jenë larguar diku tjetër përkohësisht, të kthehen deri të hënën në orën 08:00 të mëngjesit. Në të kundërt, nuk do të lejohen të hyjnë.  

Po ashtu, Rama paralajmëron qytetarët e Tiranës dhe Durrësit të mos planifikojnë udhëtime jashtë qytetit.

Postimi i Ramës

Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit. Sipas të gjitha gjasave, perimetri do të mbyllet përsëri.

Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela në mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave, perimetri Tr-Dr do të mbyllet përsëri!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy