"Vula", Kume: Në kushtet që jemi në fletën e votimit nesër do kemi PD me kryetar Bashën, mund të shkohet drejt shtyrjes së afateve (VIDEO)

"Vula", Kume: Në kushtet që jemi në fletën e votimit nesër do kemi PD me kryetar Bashën, mund të shkohet drejt shtyrjes së afateve (VIDEO)

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume deklaroi në studion e  lajmeve në MCN TV se Ilirian Celibashi nuk do të vendosë menjëherë në lidhje me kërkesat e dy grupimeve të PD-së për regjitrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Duke vijuar me shpjegimin e tij, Kume tha se në kushtet që jemi në fletën e votimit nesër, PD do të ketë kryetar Lulzim Bashën.

Procedura e regjistrimit është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, në dispozitën përkatëse ndër të tjera i kërkohet partisë në kërkesën që i bën institucionit duhet të paraqesë dhe dokumentacionin që merret në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilit provohet se partia është e regjistruar, ekziston dhe se kush është drejtuesi. Sot në regjistër kemi PD të regjistruar po me kryetar Bashën, megjithëse ka dhënë dorëheqjen, e gjitha nuk ka shkuar deri në fund dhe të pasqyrohet në regjistrin e PD. Ndodhemi përpara një situate ndryshe nga ato me të cilat dhe që kanë ndodhur në proceset  e mëparshme kur brenda një partie janë dy grupe që pretendojnë që janë ata PD. Nga njëra anë Berisha dhe e nga ana tjetër i komanduari Alibeaj. Kemi një vendimmarrje e Apelit e cila në momentin që do të kthehet në titull ekzekutiv e çon problemin në pikën zero. Pika zero i referohemi asaj që ka ndodhur, regjistrimin në 6 mars. Këto ditë jemi në kushte kur situata formalisht nuk ka ndryshuar. Do të thotë këto ditë sa kohë që vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është bërë detyrimisht i zbatueshëm pasi ka një procedurë. Palët qëndrojnë në një pozicion, PD e drejtuar nga Berisha thotë 'Po' do regjistrohet si subjekt politik PD duke paraqitur në setin e dokumenteve vendimin e  zotit Zhukri. Në të njëjtën kohë Alibeaj thotë do të paraqesim kërkesën për t'u regjistruar duke pasur si pjesë edhe shkresën që do marrin nga regjistri i partive politike, faktin që PD është e regjistruar dhe kryetari është Lulzim Basha.

Kam përshtypjen se Celibashi nuk do të mbajë qëndrim të menjëhershëm pasi po të ishte kështu do kishte vepruar dhe në raste të tjera dhe këtu kam parasysh  për formimin e komisioneve zonale ku kishte dy lista. Do të bëjë verifikimin e legjitimitetit të prurësit të kërkesës, që do të thotë se nuk do të zbatohet me skrupulozitet afati, data 6 mars. Edhe ai ka thënë që nuk është data që vendos përfundimisht sa kohë që kemi një problem jo të vogël. Nuk pres të zgjidhet ky problem ashtu siç kërkon shumica. Nesër nëse dy grupet e kësaj partie, dy drejtuesit nuk do të arrijnë të merren vesh për hir të interesit, të anëtarësisë të asaj që kërkojnë mbështetësit që nuk janë pak, 600 mijë qytetarë që dihet se kanë votuar, nëse nuk gjejnë forca për ta kapërcyer veten. N.q.s. nuk do konkurrojnë vetëm më një kandidat rezultati i zgjedhje do të jetë i ditur pa u bërë procesi. Ky problem nuk mund të eksportohet tek institucioni që nuk ka asnjë detyrim ligjor për t'u marrë me të. KQZ ka detyrë të verifikojë dokumentacionin që paraqet çdo parti për t'u regjistruar. Se çfarë duhet të shohë ë ka përcaktuar ligji, diçka më shumë

Celibashi ka thënë nuk do e pranojmë menjëherë do verifikojmë legjitimitetin e atij që sjell propozimin, në kushtet që jemi them se në fletën e votimit nesër do kemi PD me kryetar me Lulzim Bashën.

Nuk duhet për mua, do rekomandoja, nuk duhet t’i mëshohet kësaj gjëje por të mendohet si do kapërcehen efektet e kësaj që kanë ndodhur. Ka pasur shkaqe që i dimë, por ajo vazhdon të jetë prezentë në PD rrezikon që efektet e saj të shtyhen deri në zgjedhjet e 2025. Duhet menduar mirë për të gjetur zgjidhjet alternative.

Problemin ta kërkojmë tek procedura e ndjekur deri në këtë vendimmarrje. Është dashur që nga mesi i majit deri sot të konsumohej pa asnjë produkt kjo kohë. Problemi i çuar në maj, mund të kishte marrë zgjidhje në qershor dhe t’i jepte kohë subjektit politik të reflektonte ndaj kësaj situate dhe të gjente forca energji dhe të formulonte zgjidhje në favor të subjekt zgjedhor dhe zgjedhësit shqiptar që janë mbështetës të kësaj alternative. Nga kjo gjë përfiton mazhoranca, kjo që ka ndodhur kë ka dëmtuar dhe çfarë synohet me këtë mënyrë të vepruari. Drejtuesit n.q.s. vazhdojnë me të njëjtën zgjedhje nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë do i ndodhe zhvillimit të demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy