“Lufta e vaksinave”, BE kundër Astrazenaca-s: Publiko marrëveshjen

“Lufta e vaksinave”, BE kundër Astrazenaca-s: Publiko marrëveshjen

Brukseli kundërshton deklaratat e CEO të AstraZeneca, Pascal Soriot, dhe kërkon që të bëhet publike marrëveshja. BE kërkon që të anashkalohet klauzola e fshehtësisë.

Në një intervistë me gazetat ditore dje, Soriot tha se marrëveshja me BE bazohet në një klauzolë dhe se ajo nuk e detyron kompaninë për një datë të caktuar dorëzimi.

Intervista pasoi njoftimin e kompanisë për një reduktim të furnizimit të vaksinave të BE në tremujorin e parë. Një zyrtar i BE tha se klauzola është standarde në kontratat me prodhuesit e produkteve në zhvillim.

Burime brenda BE-së, të cilave u referohen mediat italiane, sqarojnë se nuk është parashikuar që prodhimi i dozave për BE të kufizohet në fabrikën në Belgjikë, por gjithashtu mund të bëhet në Britaninë e Madhe.

Një takim i komitetit drejtues për vaksinat e BE me AstraZeneca ishte caktuar për sot në orën 6.30 pasdite, por është shtyrë për nesër.

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, deklaroi se negociatat midis AstraZeneca dhe BE, me kërkesë të kompanisë britanike-suedeze, janë shtyrë.

"Sipas mendimit tim, ky nuk është një problem i madh," tha ministri austriak dhe përsëriti që AstraZeneca duhet të dorëzojë vaksinat në përputhje me marrëveshjen e arritur më parë, raporton Reuters.

Ditët e fundit, BE-ja ka kërkuar me insistim që kompania të japë shpjegime lidhur me vendimin për të reduktuar dërgesat e vaksinave në BE në tremujorin e parë të këtij viti.

Të hënën, BE njoftoi nisjen e kontrollit mbi eksportin e vaksinave të prodhuara në territorin e vendeve anëtare. Javën e kaluar, zyrtarë të AstraZeneca-s thanë se BE ishte nuk i ka plotësuar objektivat e furnizimit me vaksina për shkak të problemeve në procesin e prodhimit. Në kushtet kur edhe furnizimi me vaksinat Pfizer- BioNTech është në ngërç, BE ka vendosur që tani e tutje, kompanitë që prodhojnë vaksina në vendet e Bllokut do të duhet të "japin njoftim paraprak sa herë që duan të eksportojnë vaksina në vendet e treta".

Ajo që po zhvillohet aktualisht mund të quhet pa drojë "lufta e vaksinave". Amerika kundër Evropës, Londra kundër Brukselit: të gjitha në kërkim të sasive masive të dozave për t'u përballur me pandeminë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy