
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se akuza e SPAK për ish-ministrin Beqaj duhet të zgjerohet përtej “shpërdorimi të detyrës”.
Duke vijuar më tej, Soko theksoi se ka një presion financiar që i detyron zyrtarët të shpërdorojnë detyrën dhe nëse ka ndodhur kjo vepër penale, atëherë ka ndodhur me patjetër edhe korrupsioni.
Pashë që ishin kufizuar vetëm tek akuza ‘shpërdorim detyre’, por duhet të zgjerohen përtej. Një ‘shpërdorim detyre’ ka sens logjik, vjen kur e shpërdoron detyrën jo kot. Ka presion financiar që i detyron zyrtarët të shpërdorojnë dhe presioni financiar është thelbi. Nëse ka ndodhur shpërdorimi i detyrës ka ndodhur patjetër korrupsioni. Shpresoj që gjatë gjykimit, prokuroria të jetë në lartësinë e çështjes që çon përpara dhe ta plotësojë kuadrin në lartësinë që duhet.



